Nëntori për fermerët në Myzeqe është muaji i mbjelljes së grurit.

Por reshjet po vonojnë procesin, sepse në tokë të lagur bujqit e kanë të pamundur të punojnë.

Janë bërë tokat det. Nuk hyn dot zetori. Gruri duhej të ishte mbjellë që me 5 nëntor”.

“Është baltë“- shprehen bujqit.

Kjo situatë po i sjell shumë probleme pasi periudha që është me optimalja për të mbjelle grurin është nga data 5 deri ne 25 nëntor.

Dy vite e fundit gruri ka qenë një nga prodhimet bujqësore  që është mbjellë më shumë për shkak te  kërkesave që nxiti lufta në Ukrainë kur pati dhe luhatje të çmimeve. Edhe kur çmimet e drithit pësuan ulje, sërish interesi për ta mbjellë këtë kulturë mbeti i lartë.

Top Channel