Foto ilustruese

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë këtë të hënë, pasi në banesat e tyre u gjet drogë.

Në kuadër të operacionit “Bulçesh” u arrestuan Saimir Aruci, Oltjan Aruci, ndërsa u sekuestruan 7.9 kilogramë kanabis.

Lënda narkotike u gjet si rezultat i kontrolleve të ushtruara në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në banesate dy vëllezërve në fshatin Bulçesh.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit dhe Pronës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Bulçesh”. Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesat e shtetasve S. A. dhe O. A. (vëllezër), në fshatin Bulçesh, Tiranë, dhe si rezultat është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë 7.9 kilogramë. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit S. A., 39 vjeç dhe O. A., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”“, sipas policisë.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të vëllezërve, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Top Channel