Nis asfaltimi i rrugës Shkozet-Mbikalimi i Plepave, trafik i rënduar pas devijimit të lëvizjes së makinave

13/11/2023 20:02

Rruga Shkozet- Mbikalimi i Plepave ka nisur të asfaltohet mbrëmjen e sotme, duke shkaktuar trafik të rënduar.

Kjo situatë është shkaktuar si pasojë e devijimit të kahut të lëvizjes ku kanë nisur punimet në Durrës.

Një aks i amortizuar po i nënshtrohet punimeve për sistemim-asfaltimin e tij nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, në një gjatësi prej 4,2 km.

Ky aks që kalon nëpër një zonë të dendur urbane është mjaft i rëndësishëm për shkak të qarkullimit të lartë të automjeteve që shkojnë drejt jugut të vendit.

Ai lidh superstradën Tiranë-Durrës nga Nyja e Shkozetit deri në Mbikalimin e Plepave ku lidhet me rrugën Tiranë-Ndroq-Plepa dhe më tej me rrugën Plepa-Kavajë-Rrogozhinë.

Në këtë aks qarkullojnë rëndom dhe mjetet e rënda duke shkaktuar amortizim të rrugës e shtresave asfaltike të saj.

Top Channel