Kjo e premte, nuk kishte asnjë eliminim në “Dancing With The Stars”, por një sfidë që mund të ndryshojë tërësisht rrjedhën e garës.

Shpesh herë, kemi dëgjuar nga juria që profesionistët në disa raste janë ndihmesë e madhe për VIP-at në konkurrim, por në raste të tjera janë komentuar që nuk i nxjerrin mjaftueshëm në pah potencialin.

Ndaj sot, në”sfidën e partnerit”, kryetarit të jurisë, Ilir Shaqirit, iu dha mundësia të zgjedhë çiftet e reja, duke nisur nga më i votuari te më pak i votuari.

Sardi dhe Erisa ishin çifti më i votuar i mbrëmjes, pas mbledhjes së pikëve të jurisë dhe publikut. Ndërsa çifti më pak i votuar i mbrëmjes ishte Elvisi.

Çiftet e krijuara nga “sfida e partnerit”:

Sardi dhe Odeta do të vijnë javën e ardhshme me një american smooth.

Eni dhe Erisa ishin kombinimi i kryetarit të jurisë për të kërcyer një charleston.

Një rumba, do të kërcejnë në skenën e “Dancing With The Stars” Fifi dhe Luixhino.

Atalanta, të premten tjetër, do të ketë partner Gracianon, për të kërcyer një samba.

Iliri u shpreh se do të donte të shihte Arnitën me një partner energjik si Dioni, të cilët do të kërcejnë një cha cha.

Për Julianën, kryetari i jurisë caktoi Silvesterin. Të premten e ardhshme, do ta shohim çiftin e ri në një vals.

Me një free style, do të vijnë Enxhi dhe Eni. Irgen dhe Jora do të kërcejnë një paso doble.

Iliri Shaqiri befasoi me zgjedhjen e tij për dy çiftet e fundit. Ai zgjodhi të mos lërë Inën me Eltionin, por ta bëjë çift me një vajzë tjetër, Joanën. Kështu, në fund mbeti Elvisi dhe Eltionin, të cilët do të sjellin në skenë një kontemporane.

Top Channel