U qëllua për vdekje me plumb në kokë në Itali, motra e Klaudio Myrtas: Nëna e shkatërruar, nuk do lëndonte askënd

09/11/2023 10:21

Klaudio Myrta, një shqiptar 34-vjeçar humbi jetën disa ditë më parë në Itali, pasi u qëllua me armë zjarri në kokë.

Nga autopsia u zbulua se 34-vjeçari nga Vlora i cili punonte në një punishte zdrukthuarie në Vernante të Italisë, është qëlluar me një armë të tipit kalibri i vogël.

Së fundmi motra e Klaudios Desara Myrtaj, 29 vjeçe është telefonuar nga media italiane “La Stampa”, ku flet për ngjarjen e rëndë.

“Jam e shokuar, nuk e kuptoj. Klaudio ka qenë gjithmonë vëllai më i mirë në botë, gjithmonë pranë meje. Një djalë i artë, ai ndoqi universitetin dhe masterin në marrëdhëniet me publikun. Ai punonte në një call center në Tiranë, por gjashtë vite më parë babai ynë ndërroi jetë, kështu që u kthye në Vlorë për të qenë pranë nënës. Por na duheshin para. Ai ra në kontakt me kushërinjtë e tij në Caraglio, me të cilët jemi shumë të afërt. Fillimisht shkoi në Spanjë për pushime, më pas iu bashkua atyre në Itali. E prisnim për natën e ndërrimit të viteve. Më thirrën kushërinjtë e mi. Unë vërtet nuk di çfarë të them. Flisnim çdo ditë me Klaudion, ai nuk tha kurrë ndonjë gjë të çuditshme, madje as kushërinjve të tij. Ai ishte njeriu më i sjellshëm dhe më korrekt në botë, ai nuk mund të lëndonte askënd”.

Përsa i përket partneres së tij, Desara shprehet: Kam folur me të një ose dy herë. Kam lexuar për krimin e pasionit, por nuk gjej asnjë logjikë në të. Ne kemi besim te drejtësia italiane, le të sqarohet. Nëna është e shkatërruar. Për të, më e rëndësishmja tani është të kthejë Klaudion në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur, për t’i dhënë lamtumirën e tij.

Më 4 nëntor, rreth orës 16:30, Klaudio Myrtaj u gjet në gjendje të rëndë në zonën e Vernantes dhe u dërgua në spitalin e Cuneos, ku ndërroi jetë më pas. Dyshohet se vrasësi e ka pritur viktimës jashtë një punishteje, ku ndodhej edhe pronari i 34-vjeçarit. Por, pasi është larguar pronari, autori ka vepruar me shpejtësi.

Sipas mediave italiane, dyshohet se krim nisi për motive të dobëta xhelozie. Policia po dëgjon në cilësinë e dëshmitarëve disa persona, mes të cilëve edhe e dashura e Klaudios dhe drejtuesi i punishtes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA