Ekzekutohet 34-vjeçari shqiptar në Itali/ Në kërkim autori, dyshohet se e qëlloi për “motive xhelozie”

05/11/2023 18:27

Një 34-vjeçar shqiptar, që u qëllua me armë zjarri një ditë më parë në Italia, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra në spital.

Të shtunën, rreth orës 16:30, Klaudio Myrtaj u gjet në gjendje të rëndë në zonën e Vernantes, pranë një punishte zdrukthëtarie. Ai u dërgua në spitalin e Cuneos, ku ndërroi jetë më pas.

Dyshohet se vrasësi e ka pritur viktimës jashtë një punishteje, ku ndodhej edhe pronari i 34-vjeçarit. Por, pasi është larguar pronari, autori ka vepruar me shpejtësi, ndërsa armën e ka përdorur me silenciator.

Sipas mediave italiane, dyshohet se krim nisi për motive të dobëta xhelozie.

Policia po dëgjon në cilësinë e dëshmitarëve disa persona, mes të cilëve edhe e dashura e Klaudios dhe drejtuesi i punishtes.

34-vjeçari kishte dy vite që jetonte në Itali dhe punonte në kantieret e rrugëve, duke bashkëpunuar herë pas here edhe me zejtarë vendas.

Top Channel