Alba u riktheu sot në “Për’puthen”, pas pezullimit që mori nga produksioni pak javë më parë, për shkak të një telefonate që kishte zhvilluar me Enisën për t’i prezantuar një djalë.
Në emision u transmetua takimi që konkurrentja ka zhvilluar me Vedatin. Dy konkurrentët kaluan mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, buzë detit në qytetin e Durrësit.
Por, takimi u anashkalua totalisht në studio dhe në fokus u vendos një ngjarje nga prapaskena. Vedati tregoi se pa Albën, teksa i jepte një dhuratë Gentit, dhe kjo për të është një sjellje e patolerueshme.
Ndërsa, Alba nga ana tjetër, u shpreh se nuk ka interes për Gentin, por i dha Gentit një dhuratë ditëlindjeje, pasi e vlerëson si shok.
Vedati: Pashë që po i jepte një dhuratë Gentit
Alba: Ka tre-katër javë që ia kisha marrë dhuratën, që kur kishte ditëlindjen
Vedati: Nuk ishte momenti i duhur
Vedati: Çfarë vlere ka ajo dhuratë. Unë po investohem?
Alba: Unë nuk i bëj dhuratë vetëm të dashurit, ia bëj edhe një shoku, edhe një kolegu
Alba: Nuk ishte aspak e qëllimshme.
Top Channel