Disa prej deputetëve të opozitës dhe maxhorancës kanë reaguar për mediat pas seancës së pazakontë plenare të mbajtur këtë të enjte.

Berisha: Kur shkelet Kushtetuta, nuk ka parlament. Që një parlament të funksionojë, duhet të zbatohen rregullat kushtetuese. Ashtu mund të funksionojë kryesia e PS, ashtu mund të funksionojë mafia e shpellave, e bodrumeve, por parlamenti funksionon mbi bazën e pluralitetit, mbi bazën e respektit të të drejtave themelore kushtetuese. Kushtetuta ka sanksionuar të drejta për deputetët. Ato të drejta nuk i ka sanksionuar për personin, por për popullin opozitar, që përfaqësohen nga opozita. Kjo tregon se parlamenti funksionon njëlloj si në diktaturë, si në Korenë e Veriut dhe jashtë çdo lloj standardi. Rivendosja e të drejtave kushtetuese dhe lejimi i krijimeve komisione hetimore parlamentare. Këtu po bëjmë për çdo qytetar, përveç çakejve dhe lëpirësve të Edi Ramës dhe qeverisë.

Vasili: Me 75 kartonë  hodh poshtë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për tubimet. Rrëzuan po sot dhe pr.ligjin për uljen e çmimit të karburantit, pasi miratuan bordet e hajdutëve. Përfundimisht ky është një parlament i rrëmbyer, i marrë peng nga një grup mafioz që punon vetëm për të vjedhur dhe shkatërruar. Përballja me të vërtetat është e hidhur. Gjykata Kushtetuese e rrëzua dhe u rrëmbye nga ky parlament horrash.

Tabaku: Iniciativat që unë kam prezantuar dhe që janë në përputhje me standardet e BE-së që të mos kemi offshore, thonë janë shumë të mira por i ka propozuar opozita. Por në momentin që puna 1- vjeçare rrëzohet me forcën e kartonëve, mendoj se opozita ndodhet në limitet e hapësirave parlamentare. Në 8 dhjetor të vitit të shkuar, kam propozuar edhe ligjin për komisionet hetimore dhe kanë një vit që e mbajnë në sirtar dhe nuk kanë miratuar asnjë masë me pretendimin se do të hartohet një ligj i ri. Fokusi sot duhet të jetë që përveç diskutimeve në Parlament, duhet të jetë edhe një reflektim për projekt-raportin e BE. Ka një vit që qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë reformë. Reforma e fundit është ajo e drejtësisë në 2016. Në momentin kur qeveria e kupton që procesi i integrimit, kërkon reforma dhe gjithëpërfshirje. Për një vit kjo nuk ka ndodhur. Progres raporti na dha të drejtë. E drejta kushtetuese e opozitës nuk duhet në mënyrë absolute të shkelet me këmbë.

Çuçi: Sot praktikisht kishim për shqyrtim 6 nga nismat ligjore që kishte propozuar opozita, ju e patë që edhe për shqyrtimin e nismave të tyre ata përsëritën skenat. Qëllimi është të diskutohej dhe jo miratimi. Ne japim arsyet tona pse nuk duhet të miratohen. E kemi thënë që është e drejtë kushtetuese që ata të ngrenë komisione hetimore. E vetmja gjë është që ka të bëjë me objektet. Po të jetë brenda kërkesave që ka Kushtetuta, pa diskutim. Mazhoranca do të vazhdojë të miratojë ligjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA