Presidenti i Izraelit Isaac Herzog ka kritikuar Angelina Jolie për qëndrimin e saj ndaj konfliktit që ka përfshirë Izraelin dhe Gazën.
Muajin e kaluar, Jolie akuzoi Izraelin në një postim në Instagram për bombardimin e qëllimshëm të fëmijëve, grave, familjeve, të privuar nga ushqimi, ilaçet dhe ndihma humanitare. Jolie bëri thirrje gjithashtu për një armëpushim.
Duke folur për Piers Morgan në Uncensored, presidenti Herzog 63 vjeç tha për Jolie: Ajo nuk shkoi kurrë për të vizituar dhe parë faktet në terren. Me gjithë respektin, njerëzit në Gaza e dinë se ka luftë, por nuk ka krizë humanitare që nuk i mundëson ata të mbijetojnë. Ka një rritje të madhe të ndihmës humanitare për Gazën, të cilën Izraeli e ka mbështetur së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera. Populli i Gazës duhet të lëvizë nga atje, në mënyrë që ne të mund ta çrrënjosim këtë regjim terrorist. Kjo është ajo që ne dimë. Angelina Jolie nuk i ofron popullit izraelit asnjë aftësi për të mbrojtur veten duke thënë atë që ta. Gaza është një burg jo për shkak të Izraelit, Izraeli u tërhoq nga Gaza deri në centimetrin e fundit.
Komenti i tij vjen pas deklaratës që ka bërë babai i Angelina Jolie në rrjete sociale, ku kritikon qëndrimin e vajzës së tij në këtë konflikt.
Aktori amerikan dhe republikani Jon Voight në një video reagimi në rrjetet sociale, u shpreh: Jam shumë i zhgënjyer që vajza ime, nuk e kupton lavdinë e Zotit, të vërtetat e Zotit.
Ai fajëson vajzën e tij që nuk e kupton se qëllimi i Hamasit është të shkatërrojë tokën e hebrenjve. “Kjo ka të bëjë me shkatërrimin e historisë së Tokës së Shenjtë dhe drejtësisë për fëmijët e Zotit. Ushtria izraelite duhet t’i mbrojë këta njerëz. Kjo është luftë. Drejtësia do të mbizotërojë”, vazhdoi ai.
Top Channel