![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/67aa5f7aab8fe_sd-800x450.jpg)
10/02 22:50
Trajneri i Salzburg, Gerhard Struber ka paralajmëruar homologun e tij te Inter, Simone Inzaghi-n përpara ndeshjes së Champions League.
Në konferencën e dhënë për mediet në prag të këtij takimi, Struber theksoi se skuadra e tij di si t’I krijojë probleme “zikaltërve” të Italisë.
“Ne e dimë se si t’u krijojmë probleme zikaltërve. Do të jetë e rëndësishme të mos u jepet kohë dhe hapësirë lojtarëve me cilësi, si Barella dhe Calhanoglu. Do të jetë e rëndësishme të shfrytëzojmë mbështetjen e tifozëve tanë”-deklaroi kreu i stolit të Red Bull Salzburg.
Top Channel