Në provat e sotme të “Dancing with the Stars”, Arbër Çepani “ndërpreu” provat e çiftit Arnita dhe Eni.
Në fakt ai u mor në telefon nga balerini Eni, për ta pyetur se si e duron ai partneren e tij Arnita Beqirajn. Fillimisht ishte Arnita ajo që po e ngacmonte Enin pasi partnerja e tij në jetën reale, Ensa u largua puntatën e fundit, pasi aktori Roerd Toçe, i cili ishte edhe partneri i saj në kërcim, la garën për shkak të një problemi shëndetësor.
Arnita: E di që sot më dhimbsesh shumë?
Eni: Pse?
Arnita: Po se je si një bebe, të ka ikur nusja nga programi.
Eni: Po mirë..
Arnita: Më raftë pika mua.
Eni: Rrugën po njëlloj e bëj.
Arnita: Mos ia hiq meritat nuses se kush të ka zgjuar sot?
Eni: Nusja?
Arnita: Kafen kush ta dha?
Eni: Banakieri.
Arnita: Ec, ec jepi Cezarit atë që i takon Çezarit.
Eni: As që diskutohet, në fund të ditës prap atë do takoj.
Arnita: Ti do ka kesh më të vështirë nga gjithë të tjerët pasi jo vetëm që ajo ta mbledh ty por është një këshilluese shumë e mirë, të jepte dhe një dorë. Të isha unë si Ensa të kisha ndarë që tani, që si jep kreditet.
Arnita përmend partnerin e saj Arbrin, për të cilin thotë se i pëlqen një shprehje nga ai.
“Ka një shprehje të bukur që thotë Arbri që unë e pëlqej unë, thotë ‘burra ka po s’jemi ne’”, thotë Arnita.
“Ça heq ai me ty një Zot e di, sinqerisht”, i thotë Eni me shaka. Pas kësaj ai telefonin Arbrin dhe e pyet “Si ia bën me Arnitën, se ka dy orë që ngacmon?”
“Mendohu mirë”, i thotë Arnita, “se Eni mendon se jam e padurueshme.”
“Pse merr kur je me Arnitën, ç’është ky presion”, përgjigjet Arbri me shaka.
“Fol mos ki frikë se nuk të bëj gjë kur të vish në shpi”, ia kthen Arnita.
“Si shpirt është”, thotë Arbri.
Teksa tregon që Eni ka në “wallpaper” të dashurën e tij, ky i fundit e sulmon me shaka duke i thënë se nuk e ka nxjerrë askund Arbrin. “Unë mbaj nënën time”, i thotë Arnita.
Top Channel