Kafkë e vërtetë njerëzore zbulohet në ‘stendën e Halloween’ të dyqanit të suvenireve në SHBA (fotot)

06/11/2023 18:38

Një hetim ka nisur nga autoritetet kur një klient zbuloi në një dyqan të vogël suveniresh në Florida se një kafkë e vërtetë njerëzore shitej në seksionin e “objekteve të Halloween”.

Autoritetet e Lee County u njoftuan dje nga blerësi i vëmendshëm, i cili për koinçidencë ishte një antropolog – dhe dalloi kafkën njerëzore në dyqanin e Fort Myers.

Në një postim në Facebook policia tregonte sesi antropologu bëri zbulimin teksa kishte dalë të blinte në dyqan.

“Blerësi, i cili qëlloi që ishte antropolog, pikasi kafkën në ndarjen e sendeve të Halloween të dyqanit, dhe e dalloi që ishte njerëzore. Hetuesit erdhën në vendngjarje dhe rikuperuan objektin për hetime”, njoftonte policia.

“Pronari dyqanit tha se kafka gjendej në ndarjen e objekteve të blera disa vite më parë”, thonin autoritetet, duke shtuar se çështja nuk është e një “natyre të dyshimtë”.

Sipas ligjit në Florida ‘asnjë person nuk mund të blejë apo shesë pjesë apo organe të trupit njerëzor, për shuma të konsiderueshme”.

Por çuditërisht incidente të tilla kanë ndodhur dhe në të kaluarën.

Shtatorin që shkoi policia në Arizona nisi hetimet pas gjetjes së një kafke njerëzore në një kuti të bërë donacion në dyqanet Goodwill.

“Pas hetimeve u zbulua se kafka ishte shumë e vjetër dhe nuk kishte rëndësi nga ana e mjekësisë ligjore.

Edhe Arizona ashtu si Florida ndalon  blerjen e shitjen e pjesëve apo organeve njerëzore.

FOTO GALERI
2/3
Sipas ligjit në Florida ‘asnjë person nuk mund të blejë apo shesë pjesë apo organe të trupit njerëzor, për shuma të konsiderueshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA