Rusia ka thënë të dielën se e ka testuar me sukses një raketë balistike interkontinentale, me kapacitet për të bartur koka bërthamore.

Testimi i raketës “Bulava”, i pari në vitin e fundit, vjen pasi Rusia e ka ashpërsuar retorikën e saj bërthamore, prej kur e ka revokuar ratifikimin e një traktati që ndalon testimet bërthamore.

“Nëndetësja e re Perandori Aleksandri i Tretë, me raketa strategjike dhe kapacitet bërthamor, e ka lansuar me sukses raketën balistike interkontinentale Bulava”, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes. Autoritetet ruse kanë thënë se e kanë nisur raketën nënujore prej një lokacioni të panjohur në Detin e Bardhë, drejt një shënjestre mijëra kilometra larg në Gadishullin Kamçatka.

“Raketa është nisur në kushte normale prej ujit dhe kokat e raketave kanë arritur në zonën e shënjestruar, sipas afateve të përcaktuara”. Raketa 12-metërshe Bulava është dizajnuar për t’i përforcuar kapacitetet bërthamore të Rusisë dhe besohet se ka rreze veprimi prej 8.000 kilometrave.

Perëndimi e ka akuzuar Moskën për retorikë të pamatur bërthamore, prej nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar. Presidenti rus, Vladimir Putin e ka nënshkruar këtë javë ligjin që revokon ratifikimin e traktit për testim të armëve bërthamore, veprim që është kritikuar ashpër prej Shteteve të Bashkuara.

Ky traktat i vitit 1996 i ndalon të gjitha shpërthimet bërthamore, përfshirë të gjitha testimet. Megjithatë, traktati nuk është zbatuar asnjëherë, sepse disa shtete kryesore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kina, nuk e kanë ratifikuar kurrë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA