Konkurrenti i eliminuar të premten e kaluar në “DWTS” Ronaldo Sharka dhe balerina e tij Frenki, kanë qenë të ftuar në Fan Club, ku kanë folur për eksperiencën e tyre në këtë spektakël kërcimi dhe mendimet që ndajnë për konkurrentët e tjerë apo jurinë.
I pyetur nëse është bërë pishman për zhurmën që ka shkaktuar në këtë spektakël, Ronaldo Sharka shprehet: Nuk jam bërë pishman, nuk kam ecur me servilizëm, por me fuqitë e mia. Nuk jam bërë pishman për çdo gjë që kam bërë dhe e kam shijuar shumë “Dancing With The Stars”.
Partnerja e tij në kërcim Frenki, është shprehur se falë publikut Ronaldo ka ecur shumë. Ndërsa përsa i përket pikëve të jurisë, Frenki shprehet se kanë qenë të vlerësuar po njësoj si konkurrentët e tjerë, por pikët e Valbonës dhe Oltës e kanë penalizuar atë. Sipas Frenkit Valbona nuk e pëlqente Ronaldon, por kur bënte vlerësimin nuk e ulte, ndërsa Olta ishte ajo anëtare jurie që vazhdimin e ulte Ronaldon.
Përsa i përket debateve mes Eni Shehut, Ronaldo shprehet se ai është një njeri që e vlerëson për karrierën e tij gazetareske, por në skenë është një mekanik dhe se pikët e Lori Balës dhe Ilirit, kanë qenë të njëjtat me pikët që i kanë dhënë atij.
E pyetur se pse Ronaldo ka qenë kaq i kritikuar, Frenki shprehet se ai ka një ego të madhe dhe përveç kësaj, është dhe tip që shpërqëndrohet lehtë,
“Përveç se ka ego, i pëlqente të shpërqendrohej pak. Kalonte dikush, kalonte një hije tek dritarja, do dalë, të them të drejtën puna nuk i ka munguar dhe është munduar të japë maksimumin e vetë, por kaq ishte e shkruar. Jam e kënaqur aq sa ka ecur”, u shpreh balerina.
Në fund Ronaldo shprehet se është i kënaqur dhe krenar për aq sa ka arritur.
“Eksperiencë unike, kam fituar shumë mik dhe do e mbaj mend gjatë, jam krenar që nuk më eliminoi publiku por juria”, shprehet Ronaldo Sharka.
Top Channel