I ndërtuar diku në shekullin e pestë para Krishtit rrënojat e tempullit të dikurshëm të paidentifikuar si emër, ndodhen pranë qytetit antik të Apolonisë.
Prej 36 kolonave të tij sot ka mbetur “në këmbë” vetëm njëra prej tyre nga e cila ka marrë emrin edhe fshati aty pranë: Shtyllas.
Midis legjendës dhe studimit, tempulli dorik, ka qenë gjithmonë në vëmendjen e vizitorëve dhe studiuesve të ndryshëm.
E dokumentuar nga udhëtarë dhe studiues të huaj gjatë shek. XIX (19) , kolona e mbetur, do ti nënshtrohej studimeve të ndryshme arkeologjike për të ardhur te gërmimet e viteve fundit, të ndërmarra në bashkëpunim nga Instituti i Arkeologjisë dhe Universiteti i Berlinit, nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë.
Restaurimi i kolonës dhe sistemimi i ambientit të tempullit të dikurshëm, ka mundësuar tashmë futjen e tij në hartën e vizitave të turizmit historik dhe kulturor. Tempulli mund të vizitohet shumë thjesht duke ndjekur shtigjet turistike me pikënisje nga Apolonia dhe fshati Shtyllas.
Top Channel