Fotot para-apokaliptike të banorëve të ishujve të Paqësorit që shumë shpejt do t’i “gllabërojë” uji

04/11/2023 17:08

Projekti më i fundit i fotografit Nick Brandt paraqet imazhet e banorëve të ishujve të Paqësorit Jugor të cilët për shkak të ndryshimeve klimatike, do të humbasin gjithçka; shtëpitë, identitetin, trashëgiminë materiale, tokën ku prej brezash janë lindur dhe rritur.

Kjo sepse uji do të mbulojë gjithçka ata janë sot dhe kanë trashëguar. Këto janë ishujt e paqësorit që nuk do të ekzistojnë më në hartën e botës.

Pavarësisht vështirësive për t’i fotografuar në fund të oqeanit, Brandt e dinte se ky ishte misioni i tij.

Ndikimi dramatik dhe shkatërrues i rritjes së nivelit të detit që do të ketë në jetën e miliona njerëzve mund të jetë i vështirë për t’u parë dhe kuptuar në kohë reale”, thotë Brandt, kështu që ai zgjodhi artin e tij për të treguar në mënyrë simbolike atë që do të ndodhë në një të ardhme jo shumë të largët. Mendohet se deri në vitin 2050 shumicave e këtyre ishujve do të zhyten nën ujë.

Dikush më tha se ishte shumë post-apokaliptike, dhe unë i thashë: Jo, është para-apokaliptike, sepse nuk ka ndodhur ende”, thotë Brandt.

Banorët e tjerë të bregdetit të Fixhit, që ai fotografoi për këtë projekt, nuk e kanë parë ende botën që ata njohin të zhytet nën ujë, por shumë prej tyre do ta shohin shumë shpejt, nëse ndryshimi i klimës vazhdon ashtu si dhe nivelet e ujit vazhdojnë të rriten.

Fotografi shpreson që përmes këtyre fotove, që portretizojnë atë që ai ka frikë se do të ndodhë në të ardhmen, t’i ndihmojë të tjerët të shohin ndikimin shkatërrues të veprimeve të tyre në të tashmen.

Imazhet nënujore të realizuara nga Brandt përcjellin gjithë jetën e këtyre banorëve; nga fëmijëria e humbur deri te shpresa për të ardhmen.
Projekti i tij i titulluar “SINK/RISE” është kapitulli i tretë i një projekti më të madh për të cilin Brandt po punon prej vitesh. Dy kapitujt e parë ia dedikoi njerëzve dhe kafshëve që rrezikohen për shkak të ndryshimeve klimatike në Kenia, Zimbabve dhe Bolivi. Ashtu si kapitujt paraardhës edhe “SINK/RISE” do të bëhet një album dhe do të ketë ekspozita në galeritë më të njohura të artit.

FOTO GALERI
4/27

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA