Ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare Siim Kallas, ish-kryeministri i Estonisë dhe i ati i Kaja Kallas 22/08 13:15
Girona nuk ndalet as në Osasuna. Skuadra e Michel vazhdon të dhurojë performanca të jashtëzakonshme në La Liga, teksa sot triumfoi 2-4 në një transfertë tepër të vështirë.
Me suksesin e sotëm, Girona është ngjitur aktualisht e vetme në krye të renditjes në Spanjë. Me 31 pikë të grumbulluara në 12 javë. Girona ka edhe sulmin më të mirë në La Liga me 29 realizime.
Dygolëshi i Budimir nuk i mjaftoi Osasunës, teksa “pokeri” i surprizës Girona u kompletua nga Martin, Dovbyk, Tsygankov dhe Garcia.

Top Channel