Prej disa orësh grupet e punës të Bashkisë së Tiranës janë në terren për normalizimin e situatës si pasojë e stuhisë së fortë Ciaran.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjete mbrëmjen e sotme dhe nesër që rrugët të jenë të lira për vinçat dhe eskavatorët.
“Jemi ende duke punuar për zhbllokimin e dhjetra segmenteve nga pemët e rëna prej stuhisë së fortë! Të lutem na ndihmo duke MOS dalë me makinë sot e nesër që rrugët të jenë të lira për vinça, eskavatorë e kamionë që bëjnë transport të tonazhit të rëndë!
Mirënjohje qindra kolegëve në terren”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës.
🚨 Jemi ende duke punuar per zhbllokimin e dhjetra segmenteve nga pemet e rena prej stuhise se forte! 🌳
Te lutem na ndihmo duke MOS dale me makine sot e neser qe rruget te jene te lira per vinça, eskavatore e kamione qe bejne transport te tonazhit te rende! 🚔
Mirenjohje… pic.twitter.com/vRpAvkXIWy
— Erion Veliaj #ECS2023 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) November 3, 2023
Top Channel