Stuhia “Ciaran”, Veliaj: Na ndihmoni duke mos dalë me makinë sot e nesër që rrugët të jenë të lira për vinça dhe eskavatorë

03/11/2023 20:52

Prej disa orësh grupet e punës të Bashkisë së Tiranës janë në terren për normalizimin e situatës si pasojë e stuhisë së fortë Ciaran.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjete mbrëmjen e sotme dhe nesër që rrugët të jenë të lira për vinçat dhe eskavatorët.

Jemi ende duke punuar për zhbllokimin e dhjetra segmenteve nga pemët e rëna prej stuhisë së fortë! Të lutem na ndihmo duke MOS dalë me makinë sot e nesër që rrugët të jenë të lira për vinça, eskavatorë e kamionë që bëjnë transport të tonazhit të rëndë!

Mirënjohje qindra kolegëve në terren”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës.

 

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA