Italia drejt katastrofës kombëtare! 5 të vdekur nga moti i keq, gjunjëzohet Toskana

03/11/2023 12:13

Stuhia Ciaran që shkaktoi kaos në Francë, nuk ka kursyer as Italinë fqinjë, rajonet qendrore e veriore të të cilës janë në darën e motit të keq.

Më kritike paraqitet gjendja në Toskanë ku pesë persona kanë humbur jetën e katër të tjerë rezultojnë të zhdukur. Kreu i Toskanës, Eugenio Giani, njoftoi emergjencën rajonale duke e përshkruar situatën si vërtet tejet serioze.

“Fola me kryeministren Giorgia Meloni, ata po marrin masa për të shpallur gjendjen e fatkeqësisë kombëtare në Këshillin e Ministrave” sqaroi ai përmes rrjeteve sociale. Në Prato, një qytet pranë Firences, ku vdiqën dy të moshuar, kryebashkiaku Marco Biffoni, tha se dëmet e shkaktuara nga stuhia, ishin “shokuese”. “Duket sikur dikush të jep një grusht në stomak. Të bën të qash kur shikon këtë kërdi”, u shpreh ai.

Vërshimi ujrave preku edhe spitalin Santo Stefano të qyteti. Një tjetër viktimë u shënua nga përmbytja e një azili të moshuarish në Rosignano, pranë qytetit port të Livornos, ku u regjistruan erëra deri në 120 km/h. Në mesine të zhdukurve është edhe një zjarrfikës i cili ishte jashtë shërbimit, por po ndihmonte të atin të vendoste thaës me rërë, e duket uji e ka marrë me vete.

Shkollat janë mbyllur në Toscana, Friuli-Venezia Giulia dhe në Veneto. Guvernatori i rajonit, Luca Zaia, i paralajmëroi banorët të mos udhëtojnë. Milano dhe zonat përreth në rajonin e Lombardisë u goditën nga stuhi të forta në fillim të kësaj jave, që kanë shkaktuar dëme të mëdha atje, si dhe një rritje të rrezikshme të nivelit të ujit në liqenin e Komos. Kjo, në kohën kur ende nuk janë harruar pasojat e përmbytjeve të muajit maj në Emilia-Romagna ku 14 njerëz vdiqën dhe mijëra mbetën të pastrehë.

FOTO GALERI
2/37

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA