Gazetarët Carlo Bollino dhe Robert Rakipllari debatuan me njëri-tjetrin gjatë diskutimeve në “Top Story” për opozitën e tensionet që kanë qenë prezentë në seancat parlamentare.
Fillimisht Robert Rakipllari foli për rolin e opozitës në Parlament, e cila sipas tij ka për detyrë të sigurojë transparencën. Ndër të tjera gazetari shtoi se nëse Komisioni Hetimor ka prova dhe dokumente për shkelje t’i publikojë.
Pas kësaj deklarate gazetari Carlo Bollino, ndërhyri për të vijuar edhe ai opinionin e tij, por sërish Rakipllari nuk u ndal së foluri.
Robert Rakipllari: Kërkesat që janë ngritur, pra kauza e komisioneve hetimore, me kushtetutën që e detyron Parlamentin për t’i ngritur është shkelur totalisht. Çështjet që ka ngritur opozita për komisionet hetimore janë shumë të rëndësishme, që sot flejnë, aferat e Portit të Durrësit, Teams, etj.
Opozita çfarë ka, është pakicë në Parlament, ligje nuk miraton dot por mund të garantojë transparencën në komisionet hetimore. Dokumentet që thua ti Carlo, kush ka pasur probleme, kush ka bëre shkelje, kush ka probleme le të dalin të gjitha dokumentet. Le të dali çfarë të dojë për mua. Komisioni hetimor të nxjerrë çfarë të dojë për mua, ka dokumente t’i publikojë.
Carlo Bollino: Jo, një minutë Berti… varet si përdoren dokumentet.
Robert Rakipllari: Kujt t’i djegë miza le ta provojë. Opozita këtë detyrë ka në Parlament, të sigurojë transparencë.
Top Channel