Modeli shqiptar, i zgjedhur nga stilisti grek për Javën e Modës në Athinë/ Sfilata e radhës, për një serb

02/11/2023 21:33

Java e modës në Athinë filloi me hapjen e modelit me origjinë shqiptare, Elton Ilirjanin.

Stilisti grek me mbi 60 vite në treg, Nikos Takis, përzgjodhi modelin ndërkombëtar me origjinë shqiptare për hapjen e javës së modës në Athinë. Hapje e pazakontë me kostum burrash me taka te larta dhe mbyllje me fustan të perëndeshave të Greqisë së Lashtë! Eltoni tërhoqi vëmendjen e mediave fotografike si Getty Images që vinin për herë të pare në javën e 33-të të modës së kryeqytetit grek.

Eltoni ishte modeli i vetëm i prezantuar nga Getty Images në faqen e tyre zyrtare. Mësohet se modeli shqiptar është kryefjala e kësaj jave mode këtë vit me plot katër shfaqje dhe një set fotografik nga stilisti i famshëm, Dassios!

Java e modës mbahet në Zappeio, që është ndër godinat më unike në Athinë. Nesër Eltoni do hapë shfaqjen e një stilisteje serbe dhe kjo performancë e Eltonit pritet të thyejë shumë tabu në Greqi.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA