Serbët, këtë shekull, duhet të formojnë një shtet të vetëm pjesë e të cilit të jetë edhe Kosova e Mali i Zi, deklaroi kreu i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, duke ngjallur reagimin e menjëhershëm të presidentit malazez, Jakov Milatoviç.

“Është shumë e qartë për të gjithë se kjo është një deklaratë dashakeqe, të cilën unë si president i Malit të Zi e dënoj me forcë. Ne e kemi përvijuar qartë shtetësinë dhe kemi ndjekur pa ngurruar  rrugën drejt BE-së. Për hir të qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës, presim që ky vend të na bashkohet në këtë rrugëtim”, u shpreh kreu i shtetit malazez.

“Jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri i botës, dhe serbët nuk duhet të zihen në befasi. Por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm të përbërë nga Republika Srpska, Serbia, Kosova dhe nëse një vendim i tillë është demokratik, edhe Mali i Zi”, u shpreh Dodik më herët, ndonëse shtoi se një shtet i tillë duhet formuar me mjete demokratike e masa politike, dhe jo me luftë.

Vetëm pak ditë më parë, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj individëve dhe entiteteve të lidhura me nacionalistin serb të Bosnje-Hercegovinës, mes të cilëve janë edhe dy fëmijët e tij, Gorica dhe Igor. Vetë Dodik është sanksionuar nga SHBA-ja në 5 janar të vitit 2022.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA