Tjetër rekord, “Në kuadër të dashurisë” vjen për herë të parë me dy premiera brenda natës në Tuz.

Për herë të parë, “Në kuadër të dashurisë” ka ardhur me dy premiera Brenda një nate në Tuz. Kurioziteti i publikut ka qenë goxha i madh dhe salla ka qenë e tejmbushur për të dyja oraret e shfaqjes së filmit.

Yjet e “Në kuadër të dashurisë”, Luiz Ejlli, Olta Gixhari, Besmir Bitraku, Salsano Rrapi, si dhe producenti i filmit Ols Abazi, u pritën me gjithë ngrohtësinë dhe dashamirësinë nga të gjithë qytetarët. QKI “Malësia” ishte plot me fansa të cilët kishin ardhur për të parë filmin për herë të parë, por dhe për të takuar nga afër disa nga idhujt e tyre dhe personazhet më të dashur të momentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA