Të gjitha automjetet e parkuara gabim tek Kryesia e Kuvendit janë gjobitur nga policia rrugore.

Vetëm gjatë javës së fundit Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me gjobë mijëra drejtues mjetesh të cilët nuk respektonin kodin rrugor. Rreth 10 mijë masa janë vendosur për parkimet e gabuara.

Vazhdon të jetë fenomen shqetësues parkimi i gabuar pavarësisht se ne e kemi monitoruar, ndëshkuar, kemi bere dhe sensibilizime. Rreth 40% e trafikut mbingarkohet si pasojë e parkimeve të gabuara. Janë disa segmente rrugore si rruga “Myslym Shyri”, “Rruga e Kavajës”, Durresit, Dibrës, bulevardi “Zogy i Parë”, “Bajram Curri” “Zhan d’Ark”, “Gjergj Fishta”– u shpreh për Top Channel, Gerhard Baka, specialist trafiku.

Krahas masave administrative deri ne 3 mijë lekë, në raste të veçanta është operuer me bllokues dhe mjete ngritëse nëse parkimet kanë qenë pranë stacioneve të autobusit dhe kryqëzimeve që shkaktonin problem për lëvizjen e mjeteve të tjera.

Problem vijon të jetë edhe shpejtësia tej normave të lejuara ku vetëm gjatë kësaj jave mbi 600 drejtues mjeti janë ndëshkuar pasi janë kapur me shpejtësi në rrugët interurmabe Tiranë- Durrës dhe Tiranë – Elbasan.

Një vëmendje të shtuar policia ka pasur edhe për shkeljet të cilat janë burim aksidenti si parakalimet e gabuara, përdorimi i celularit si edhe përdorimi i alkoolit në drejtimin e mjetit.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA