Atalanta Kërçyku na çoi sonte te zanafilla e mëkatit me rumba-n e saj.

Moderatorja shfaqi sensualitetin në çdo hap dhe duket se “futi në kurth” partnerin e saj, Luixhinon, që e bindi të hajë mollën e mëkatit. Kërcimi kulmoi me një padjeshkë të realizuar më së miri.

Por, anëtarët e jurisë kishin qëndrime të ndryshme për këtë performancë.

Lori Bala: S’kishte shumë hapa. Kishte kalime shumë të bukura, por jo mjaftueshëm hapa

Olta Gixhari: Po ç’rëndësi kanë hapat?

Atalanta: Janë 7-8 hapa…

Lori Bala: Unë dua hapat bazë

Luixhino: Mendoj se ka hapa mjaftueshëm për një kërcim shumë të mirë

Lori Bala: Si performancë ishte shumë e mirë, kishte shumë ndjeshmëri

Olta Gixhari: O Luixhino, po si shkon ha mollën? Bravo, se Atalanta bëri gjullurdi sot. Sensualitet i paparë. Po ecën me hapa shumë të mira

Valbona Selimllari: Në këtë fazë, jemi pak më të vëmendshëm të shohim gjithçka. Performanca ishte shumë e bukur. Nuk pëlqeva figurën e padjeshkës.

Ilir Shaqiri: Për mua, performanca juaj ishte magjepsëse

Nga juria, Atalanta dhe Luixhino morën 31 pikë. Atalanta na solli një padjeshkë të realizuar, por kujtojmë se javën e kaluar, Juliana, në rolin e Merlin Monroe dështoi të realizojë padjeshkën në skenë. Juria krahasoi dy padjeshkat:

Ilir Shaqiri: Ndryshimi ekziston te faza kur dama shkon te partneri. Padjeshka e realizuar është identike. Mendoj si vështirësi realizimi ishte ajo te Dioni. Kjo ka një ngritje më statike. Por, pamë më në fund zogun në ajër dhe kjo rëndësi.

Dion (partneri i Julianës): Mendoj që Iliri bëri interpretimin e duhur, s’kam koment tjetër

Atalanta: Nuk dua që padjeshka të merret si rivalitet. I respektoj njerëzit që zgjedhin gjëra të vështira.

Nëse doni të votoni Atalantën dhe Luixhinon, merrni celularin tani dhe dërgoni deri në 5 mesazhe me tekstin Vip6.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA