Kryeministri Kurti ndodhet në samitin e BE-së në Bruksel, ku ka përfunduar takimin me liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Josep Borrell.
Më vonë ai pritet të ketë një takim edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, këto takime janë vazhdimësi e procesit që filloi fundjavën e kaluar, kur e ashtuquajtura “pesëshe e madhe” e të dërguarve perëndimorë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.
“Ideja është që këto takime të zhvillohen në margjinat e samitit të BE-së, në mbështetje të kthimit në dialog. Mesazhi i BE-së është se presim që të dyja palët, Serbia dhe Kosova, t’iu kthehen menjëherë dhe pa pengesa detyrimeve që dalin nga dialogu, të punohet menjëherë për uljen e tensioneve dhe rifillimin e dialogut”, tha Stano.
Top Channel