Linja më e madhe ajrore në Europë, Ryanair do të nisë fluturimet nga dhe drejt Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama njoftoi se kjo marrëveshje u nënshkrua disa muaj më parë, ndërsa më 31 dhjetor kompania e fluturimeve do të nisë fluturimet drejt vendit tonë.
Përveç se do të ofrojë 200 fluturime në javë në 17 destinacione të ndryshme dhe fluturime direkte nëpërmjet Tiranës dhe kryeqyteteve europiane, Rama thotë së kjo është një mundësi e mirë për vende të reja pune.
“Kompania e fluturimeve Ryanair gati të nisë fluturimet drejt Shqipërisë më 31 dhjetor, pas nënshkrimit të marrëveshjes disa muaj më parë. 200 fluturime në javë në 17 destinacione. Ryanair planifikon krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe ofrimin e mundësive të reja për fluturime direkte ndërmjet Tiranës dhe kryeqyteteve evropiane”, ka shkruar kryeministri, në një postim në Facebook.
“Shqipëria turistike po rritet çdo muaj; vetëm për muajin shtator numri i vizitorëve të huaj ishte 1.1 milionë, 45% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, thotë Rama.
Top Channel