Dhjetëra njerëz janë të zhdukur pasi dy anije mallrash janë përplasur pranë ishullit gjerman Helgoland në Detin e Veriut, njoftoi sot administrata qendrore për trajtimin e situatave emergjente në det.
Sipas Associated Press, anijet Polesie dhe Verity u përplasën rreth orës 06:00 të mëngjesit rreth 12 milje detare në jugperëndim të Helgoland.
Verity me flamur britanik është fundosur. Administrata qendrore ka bërë të ditur se një person është nxjerrë nga uji dhe ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në kërkim të disa personave të tjerë. Në operacionin e shpëtimit janë përfshirë një varkë shpëtimi, skafe policie, një avion me sensorë specialë dhe një helikopter. Verity ishte nisur nga Bremeni në Gjermani për në portin anglez të Immingham.
Polesie, me një ekuipazh prej 22 vetash dhe një flamur Bahamian, po lundronte nga Hamburgu për në La Coruna në Spanjë dhe nuk është fundosur.
Top Channel