Banderola politike e Argjentinës sjell vendimin e FIFA-s, Lo Celso, Otamendi dhe Martinez, a do t’i kushtojë atyre kjo gjë finalen?
Dinamo City ka siguruar një kualifikim të jashtëzakonshëm në raundin e dytë të UEFA Conference League 2026/27, pasi mposhti Astanan me rezultatin 4-1 në “Astana Arena”, duke përmbysur humbjen 1-0 të ndeshjes së parë dhe duke fituar duelin me rezultatin e përgjithshëm 4-2.
Sfida nisi me epërsinë e vendasve. Në minutën e 23-të, Kažukolovas realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë avantazhin Astanas dhe duke e vështirësuar edhe më shumë misionin e skuadrës shqiptare. Gjithçka ndryshoi në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 49-të, Kažukolovas u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la Astanan me 10 lojtarë. Vetëm një minutë më pas, Bruno Dita barazoi shifrat nga pika e penalltisë, duke rikthyer Dinamon në garë.
Në minutën e 62-të, Hekuran Berisha, pas asistit të Manellarit, realizoi golin e dytë për Dinamo City, duke përmbysur rezultatin e ndeshjes dhe duke barazuar gjithçka në totalin e dy përballjeve.
Koha e rregullt u mbyll me fitoren 2-1 të Dinamos, duke bërë që sfida të shkonte në shtesë. Në minutën e 93-të, Lorenco Vila, i asistuar nga Ismaili, shënoi golin që i dha epërsinë e kualifikimit skuadrës shqiptare.
Dinamo City nuk u ndal me kaq. Në minutën e 124-t, në sekondat e fundit të kohës shtesë, skuadra tiranase realizoi edhe golin e katërt, duke vulosur fitoren 4-1 dhe një kualifikim të madh në tokën kazake.
Në raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League, Dinamo City do të përballet me fituesin e çiftit Sheriff Tiraspol – NK Aluminij, i cili do të përcaktohet pas ndeshjes së kthimit.
Top Channel