Në luftë kundër pushtuesit rus, Ukraina ka nevojë për çdo luftëtar, edhe të huajt.

Mijëra prej tyre kanë shkuar në Ukrainë për të luftuar në krah të forcave ukrainase. Shumë nga vullnetarët e legjionit të huaj në Ukrainë sjellin me vete historitë e vendeve nga vijnë. Ata vijnë nga 60 vende të botës dhe kanë ardhur të ndihmojnë Ukrainën. Disa qëndrojnë për disa javë, të tjerë për muaj dhe luftojnë krah për krah ukrainasve, por luftëtarët e huaj mund të kthehen në shtëpi kur të duan. Kjo e bën dallimin, thotë australiani, Caleb List. “Kur shkon në një njësi ukrainase të bie në sy, se aty çdo gjë është e pastër. Ata kanë njerëzit që gatuajnë dhe pastrojnë. Pas kthimit nga një mision luftarak, çdo gjë është e pastër, por tek legjioni i huaj, vijnë gjithmonë të rinj. Njerëzit aty shkojnë e vijnë. Ata bëjnë të njëjtat gabime, dhe shpesh vendet kanë probleme pastërtie dhe nuk janë të organizuar mirë. Ata thjesht i lënë gjërat në tokë.”

Kontribut për vazhdimin e mbështetjes së perëndimit për Ukrainën

Caleb List erdhi para një viti nga Australia dhe pa asnjë përvojë ushtarake. Tani ai është drejtues i trupës. Ai donte t’i bashkohej legjionit të huaj francez, kur Rusia nisi luftën në Ukrainë, por planet ndryshuan. Për Caleb aventura ka qenë motivimi i tij. Doja të testoja veten me pjesëmarrjen në legjionin e huaj, për të kuptuar se ku i kam limitet e mia. Me të njëjti motivim erdha këtu dhe kështu filloi historia. Dhe tani po qëndroj, sepse është e vetmja gjë që di ta bëj mirë.”

Legjioni i luftëtarëve të huaj ka luftuar nën komandon ukrainase në ofensivën e Kharkivit dhe Bahmutit. Luftëtarët e huaj duan që të vazhdojë mbështetja e perëndimit për Ukrainën dhe pjesëmarrjen në front  shohin si kontribut për këtë. Gjysmë me shaka Hobit thotë, se “nuk është qëllimi ynë që të plagosemi disa herë apo të vritemi me qëllim që Ukraina të qëndrojë në fokus të mediave. Por mendoj, se në fund ky është edhe efekti më i madh që mund të arrijmë.” Secili prej legjionarëve të huaj jep kontributin që mundet, por për momentin kthimin e shpejtë në jetën civile nuk e përfytyron askush. /DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA