Izraeli: Do të vazhdojmë luftën derisa të “zhduket” Hamasi! Dhjetëra të vdekur në Gaza gjatë natës

23/10/2023 09:09

Gazës sot ka raportuar se kanë mbetur të vdekur një numër i madh njerëzish pas sulmeve izraelite gjatë natës.

Sulmet gjatë natës nga ushtria izraelite në të gjithë Rripin e Gazës kanë shkaktuar një numër të madh vdekjesh dhe plagosjesh, sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme e drejtuar nga Hamasi në Gaza.

Përmes një postimi në Telegram, ministria tha se raketat goditën mbrëmë dhe herët këtë mëngjes. Ai tha se një numër shtëpish u goditën “pa paralajmërim”.

Ministria ndau gjithashtu disa foto të cilat se tregojnë ndërtesa të shkatërruara dhe shërbimet e urgjencës që kërkojnë trupat nën rrënoja.

Një nga zonat e sulmuara ishte Khan Younis, në Gazën jugore, ku zyrtarët palestinezë thonë se 27 persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetëra u plagosën nga dy sulme të veçanta izraelite në veri të Gazës. 10 të tjerë u vranë në Deir al-Balah në Rripin qendror të Gazës, shtoi ministria.

Ka pasur gjithashtu raporte për shpërthime pranë disa spitaleve, disa prej të cilave Hamas pretendon se ishin rezultat i sulmeve ajrore izraelite.

Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant ka deklaruar se fushata e ushtrisë në Gaza mund të zgjasë një, dy ose tre muaj, por në fund nuk do të ketë më Hamas.

Gallant foli pas një konference operacionale në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të Operacioneve të Forcave Ajrore Izraelite.

“Për sa i përket aspekteve operacionale të manovrimit, në fund të ditës, asgjë nuk do ta ndalojë IDF-në (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit)”, tha ai. “Ky duhet të jetë operacioni ynë i fundit i manovrimit në Gaza, për arsyen e thjeshtë se më pas nuk do të ketë më Hamas”.

Ministri shprehu vlerësimin e tij për forcat ajrore dhe tha se faza tjetër, një operacion tokësor i shumëpritur, do të vijë së shpejti. Se sa shpejt mbetet e paqartë. Në dy ditët në vijim priten vizita nga kryeministri holandez Mark Rutte dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Forcat izraelite kanë sulmuar 320 objektiva në të gjithë Rripin e Gazës gjatë ditës së fundit, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA