Ndezi zjarr për mbeturina, por flakët dogjën 22 hektarë tokë në Libofshë! Arrestohet autori
21/10/2023 14:00
Është arrestuar autori që shkaktoi djegien e 22 hektarëve tokë dhe 500 pemëve ulliri në Libofshë të Fierit.
62-vjeçari A.B., nga Libofsha ndezi zjarr për djegien e disa mbeturinave bimore, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u shkaktuan djegie kolosale.
Nga zjarri u prekën edhe disa banesa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Top Channel