Arbita Beqiraj rrëmbeu 10 e parë në këtë sezon të “Dancing With The Stars”.

Ajo mori vetëm komente pozitive me tagon pasionante me partnerin e saj Enin.

Olta: Unë tek ky numër do të doja të flisja me pikët.

Valbona: Ishe një mrekulli.

Lori: Me të gjitha elementët, performancë shumë e bukur.

Iliri: I vure pikën shfaqjes sonte.

Mund të votohet nga Shqipëria dhe Kosova duke dërguar me mesazh në numrat përkatësisht 56666 dhe 55099 kodin e konkurrentit tuaj të preferuar.

Dhe mos harroni, mund të votoni nga e gjithë bota në voto.top-channel.tv.

Gjithçka mund të ndryshojë në fund të kësaj mbrëmjeje, sepse pikëve të jurisë do t’u shtohen edhe votat e publikut, ndaj votoni për çiftin tuaj të preferuar.

Top Channel