“Tempulli”/ Kapen dy persona të shpallur në kërkim, shkon në 99 numri i të arrestuarve
20/10/2023 10:33
Dy persona të tjerë të shpallur në kërkim janë arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit “Tempulli”.
Në pranga ranë J. H., 27 vjeç dhe K. L., 54 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët akuzohen për kultivim dhe shpërndarje droge.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.
Ndërkohë, vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
Top Channel