“Pasi ta gjesh veten hajde dhe merru me aktivizmin tim”, Neda përplaset me Aurelin në Për’puthen

20/10/2023 20:20

Aureli dhe opinionistja Neda Balluku janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë kësaj puntate në Për’puthen.

Pas komentit të pahijshëm gjatë takimit me Giselën, Aureli shpërtheu në debat në studio.

Aureli: Me realitetin shqiptar është se Gisela i ka lëshuar pëllumbat.

Gisela: Unë nuk flas direkt për këto gjëra por nuk di çuditërisht u ndjeva mirë dhe kë erdhi këtu papritur.

Aureli: Mendon se ti ke besim tek vetja?

Gisela: Po kam.

Aureli: Kjo është gjë shumë e mirë.

Gisela: Kam shumë siguri.

Aureli: Unë për këtë kam nevojë.

Aureli: Do shumë punë Gisela, kam dyshim se arrita të shikoja takimin, pashë 4 Gisela të ndryshme, i kam thënë se e kam parë me detaje.

Neda: Vedati dhe Aureli kanë mendim të njëjtë, ti ike nga Vedati me biçikletë dhe shkove tek Aureli.

Aureli pyet Giselën: Ti ke kaluar mirë?

Gisela: Po kaluam shumë mirë.

Aureli-Nedës: Mos më bëj tallës se më prish punë zonja aktiviste.

Neda: Ti ike në Spanjë se nuk gjete veten, erdhë këtu të gjesh veten.

Aureli: Unë erdha këtu për të gjetur dashurinë.

Neda: Pasi ta gjesh veten hajde dhe merru me aktivizmin tim.

Top Channel