Mungesa e karburantit, ujit dhe energjisë elektrike po i lë spitalet në Gaza jofunksionale dhe në disa raste jashtë shërbimit, deklaroi sot një zyrtar i lartë i agjencisë së ndihmave.
Banorët e Gazës po detyrohen që të përdorin ujin e kontaminuar pasi shumica e ujit nuk është i pijshëm sepse ka nevojë për njësi trajtimi për përpunim, gjë që kërkon karburant, tha në një intervistë për CNN të premten drejtoresha zyrtarja nga Gaza, Hiba Tibi.
“Ne kemi nevojë për karburant për të transportuar ujin e pastër te popullata. E gjithë kjo po bëhet shumë e ndërlikuar. Gjëja më e rëndësishme për ne është të sigurojmë që të kemi akses në karburant, për spitalet dhe njësitë e trajtimit të ujit në Gaza.”- tha ajo.
Në këto kushte, shpëtimi i personave të plagosur nga sulmet po bëhet i vështirë.
Mbi 60% e objekteve të shëndetit janë mbyllur dhe spitalet në Gaza janë në prag të kolapsit për shkak të mungesës së energjisë, ilaçeve, pajisjeve dhe personelit të specializuar, sipas një deklarate nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të enjten.
Njerëzit po konsumojnë gjithnjë e më shumë ujë nga burime të pasigurta, duke rrezikuar vdekjen dhe duke e vendosur popullatën në rrezik të një shpërthimi sëmundjesh infektive.
Top Channel