Dhjetë ditë para vizitës së mbretit anglez Charles III, rezidentët në Kenian qendrore denonconin ngadalësinë në procesin e kompensimit për një zjarr shkatërrimtar në 2021 për të cilin fajësohen forcat ushtarake britanike të stacionuara atje.
“Dy vjet e gjysmë më vonë kompensimi nuk është dhënë për të prekurit,” tha avokati Kelvin Kubai teksa lexonte “letrën e hapur për qeverinë britanike” për llogari të viktimave.
Zjarri gjigant i nisur gjatë manovrave ushtarake të Britanisë shkatrroi më shumë se 4500 hektarë toka pranë qytezës së Nanyuki, rreth 200 kilometra në veri të kryeqytetit Nairobi.
Letra e nënshkruar nga 7,000 ankimues, thotë “ushtria britanike tashme përdor çdo marifet nga manuali i saj kolonial, për të fshehur e për të mos paguar kompensimin për popullin e Kenias”.
Të prekurit kërkojnë dëmshpërblim mjedisor dhe për problemet shëndetësore siç janë ato të frymëmarrjes dhe të dëmtimit të përhershëm të shikimit që janë shkaktuar nga zjarri i stërvitjes ushtarake britanike.
Autorët e letrës dënonin komisionin e verifikimeve për kërkesat e vazhdueshme të më shumë provave të dëmeve të zjarrit.
“Ata vazhdojnë ofendimin duke na kërkuar përsëri të provojmë dëmet e shkaktuara nga ushtria e tyre arrogante dhe e papërgjegjshme. Por fakti është se ushtria britanike ka shkatërruar mjedisin në Kenia dhe nuk duan të paguajnë për këtë”, thuhet në letër.
“Drejtësia që shtyhet është drejtësi e mohuar,” shtohet aty, ku bëhej gjithashtu thirrje që mbreti Charles të “mos trajtojë më Kenian si një territor kolonial”.
Monarku britanik pritet në vizitën e tij të vizitojë kryeqytetin Nairobi dhe qytetin port Mombasa, por jo Nanyuki ku gjendet baza famëkeqe që shkaktoi katastrofën.
Top Channel