Dhjetëra kamionë presin në pikën kufitare mes Egjiptit dhe Gazës, nuk dihet nëse kufiri do hapet sot

20/10/2023 10:40

Organizatat bamirëse janë vendosur në kufirin e vetëm të Egjiptit me Gazën, duke shpresuar se rihapja e kufirit, ashtu sikurse është premtuar, do të lejojë kalimin e ndihmave të para për civilët.

Marrëveshja e arritur nga SHBA-ja dhe Egjipti në fillim të kësaj jave lejon të kalojnë rreth 20 kamionë, por OKB thotë se do të duhet më shumë.

Nga pamjet satelitore që përcjell BBC, gjatë të enjtes duken mbi 50 kamionë që presin në anën egjiptiane të pikës kufitare Rafah.

Foto: BBC

Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden tha se mjetet nuk mund të kalojnë kufirit për shkak të infrastrukturës së dëmtuar.

“Në fillim duhen mbushur gropat që më pas të kalojnë kamionët”, tha ai, ndërsa ende nuk dihet nëse kufiri do hapet sot.

Izraeli tha më herët se do të pranojë vetëm me kalimin e ushqimit, ujit dhe ilaçeve. Karburanti i nevojshëm për të furnizuar spitalet dhe sistemet e filtrave të ujit nuk janë pjesë e marrëveshjes.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, duke folur në Kajro, tha se furnizimet që do të hynin, do të lehtësonin dhimbjen dhe vuajtjen e njerëzore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA