U vetëplagos me armën që e mbante pa leje, arrestohet 33-vjeçari në Sarandë me dy bashkëpunëtorët

19/10/2023 12:14
Foto Ilustruese

Një 33-vjeçar është arrestuar në Sarandë pas zbardhjes së ngjarjes së një muaji më parë, ku deklaroi se ishte plagosur nga plasja e një fisheku luftarak në tokën e tij.

Policia thotë se nga hetimet ka rezultuar se kallëzimi i H. M., ka qenë i rremë, pasi ai ishte plagosur me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje.

Në pranga ranë edhe M. M., 63 vjeç dhe L. R., 51 vjeç, të cilët dyshohet se fshehën armën e zjarrit dhe bënë kallëzime të rreme, për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA