Pas Prishtinës, ishte qyteti i Gjakovës që mirëpriti premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, një prodhim i Top Channel Films.

I gjithë kasti i aktorëve dhe stafit u prit në një atmosferë tejet festive dhe të mbushur me emocione të mëdha, ku shumë qytetarë nxituan të bënin foto si dhe të merrnin autografe nga të preferuarit e tyre.

Regjisori Koloreto Cukali u shpreh falënderues për pritjen në Kosovë, ndërsa theksoi se nuk e priste një sukses të tillë.

“Publiku që na ka pritur më mirë është ai i Gjakovës”, tha Cukali.

Komedia romantike “Në kuadër të dashurisë”, mbajti shikuesit të mbërthyer duke ofruar një atmosferë të jashtëzakonshme për të pranishmit. Në 26 tetor, filmi “Në kuadër të Dashurisë” do të zbresë në Shkup.

Top Channel