Egjipti ka rënë dakord të hapë kalimin Rafah për të lejuar deri në 20 kamionë ndihma në Gaza.
Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi ka pranuar të hapë vendkalimin Rafah për një pjesë të vogël të kamionëve të ngarkuar me ndihma të destinuara për Rripin e Gazës, vendim i njoftuar nga presidenti i SHBA-së Joe Biden.
Duke folur në bordin e Air Force One gjatë një vizite të papritur në kabinën e shtypit, presidenti amerikan u dha gazetarëve një përditësim rreth bisedave të tij me homologun egjiptian.
Ai shpjegoi se bdel Fattah al-Sisi ka rënë dakord të hapte vendkalimin Rafah për të lejuar deri në 20 kamionë me ndihmë humanitare në Gaza.
“Nëse Hamasi i konfiskon ose nuk e lë të kalojë … atëherë do të marrë fund. Përfundimi është se Sisi meriton shumë merita”, tha Biden.
Top Channel