Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë është e mbingarkuar.
Qendra e operacioneve të UNRWA-s është zhvendosur nga veriu në një depo në jug – dhe magazina aktualisht strehon më shumë se 8,000 njerëz.
“Edhe stafi ynë është shumë shumë i lodhur, janë ndikuar edhe vetë. Kemi humbur 14 anëtarë të stafit dhe ky numër vazhdon të rritet. UNWRA është e mbingarkuar, furnizimet tona po pakësohen dhe po mbarojnë shpejt”, tha drejtoresha e komunikimit Juliette Touma.
OKB ka theksuar mungesën e ujit të pastër në Rripin e Gazës dhe paralajmëron se sëmundjet që vijnë nga uji do të fillojnë të përhapen.
“Shumica e Gazës, në fakt shumica dërrmuese, nuk ka ujë të pijshëm,” tha Juliette Touma, nga UNRWA.
“Kjo është arsyeja pse është absolutisht thelbësore që ne të lejohemi të sjellim karburant në rripin e Gazës për stacionet e pompimit në të gjithë rripin, në mënyrë që uji i pastër të rifillojë në të gjithë Gazën.”
Fabrika e fundit funksionale e shkripëzimit të ujit të detit në Gaza – e cila e bën ujin e detit të pijshëm – u mbyll dje.
Gjithashtu një linjë uji u hap dje për tre orë në Khan Younis në jug të Gazës. Por në atë kohë, vetëm 14% e njerëzve në Gaza morën ujë, tha organizata dhe përsëriti paralajmërimin e saj se pa ujë të pastër, njerëzit do të vdesin.
Top Channel