Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete zhvilloi sot takimin hapës me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, në kuadër të Artikullit 4.
Mete informoi përfaqësuesit e FMN-së mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe pritshmëritë për situatën makroekonomike dhe fiskale, ndërsa nga shefja e misionit, Anke Weber u prezantuan fushat kryesore ku do të fokusohen përfaqësuesit e FMN gjatë ditëve në vijim në takimet me autoritetet shqiptare.
Mete konfirmoi angazhimin për të vijuar konsolidimin fiskal, përmirësimin e administrimit në mbledhjen e të ardhurave dhe zbatimin e reformave të mëtejshme. Weber u shpreh se disa prej fushave kryesore ku do të përqendrohet misioni do të jenë analiza dhe perspektiva e treguesve makroekonomikë, fiskalë e financiarë dhe projeksionet për to, reformat strukturore, performanca e vitit 2023, etj.
Misioni i FMN-së do të qëndrojë në Tiranë nga data 17-27 tetor dhe do të zhvillojë një seri takimesh, ndërsa në fund është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp.
Top Channel