Algjeria i bënte sot thirrje komunitetit ndërkombëtar “të marrë veprim urgjent për të ndihmuar të shtypurit dhe të persekutuarit”, tha ministri i jashtëm Ahmed Attaf në sesionin e 20-të të ministerialit të Vendeve Afrikane e Nordike në Algjer.
“Algjeria përsërit solidaritetin e plotë me vëllezërit palestinezë dhe bën thirrje për veprim në ndalimin e këtij agresioni dhe rinisjen e procesit të paqes”, tha Attaf.
Ai shtonte më tej se konfliktet në kontinent po dëmtojnë çdo aspekt të jetës.
“Afrika po vuan nga konflikti dhe pasiguria por sot po përpiqet me vendosmëri të bëjë të dëgjohet zëri i saj .”
Algjeria ka ndërhyrë gjithashtu duke ofruar të organizojë ndeshjet e kombëtares së futbollit të Palestinës duke marrë përsipër dhe kostot, teksa lufta vazhdon në Gaza.
Në takimet e përvitshme të ministrave të vendeve afrikane dhe atyre nordike marrin pjesë 29 përfaqësues afrikanë dhe te vendeve te veriut te Evropes dhe kryen prej vitit 2001 për nxitje bashkëpunimi tregtar e zhvillimor.
“Afrika është fqinji më i afërt i Evropës dhe rëndësia e saj strategjike po rritet. Vendet afrikane kanë ndjerë pasojat e luftës në Ukrainë me rritjen e pasigurisë së ushqimit, prandaj është e rëndësishme që ne të përfshihemi në dialog me partnerët afrikanë”, tha më herët sekretari finlandez i shtetit Tierala, në takim.
Top Channel