Prangosën 18-vjeçarin teksa po vdiste prej plagëve të thikës, dy policë në Angli hetohen për sjellje të rëndë pas arrestimit
Një stuhi e fuqishme goditi të dielën kryeqytetin e Rumanisë, Bukureshtin, si dhe 20 qarqe të tjera të vendit, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe dëme të konsiderueshme në banesa, automjete dhe infrastrukturë.
Sipas autoriteteve rumune të emergjencës, vetëm në Bukuresht u regjistruan rreth 2,000 thirrje për ndihmë. Reshjet e dendura dhe erërat e forta shkaktuan përmbytje në disa zona të kryeqytetit, duke përfshirë edhe disa stacione të metrosë.
Jashtë Bukureshtit, stuhia preku rreth 60 qytete dhe fshatra. Një person humbi jetën pasi një pemë u rrëzua mbi automjetin e tij.
Forcat e policisë dhe zjarrfikësit u angazhuan në disa qarqe për të përballuar situatën, ndërsa dhjetëra banorë u evakuuan nga shtëpitë e përmbytura.
Noapte de coșmar în România, cea mai gravă situație fiind în București: Furtunile au dărâmat mii de copaci copaci, peste 450 de mașini avariate și zeci de case au fost inundatehttps://t.co/dczLY3HGtj pic.twitter.com/3fjJl8ZVF0
— stiripesurse.ro (@stiripesurse_ro) July 1, 2026
Stuhia erdhi pas një vale të fortë të nxehti që përfshiu vendin gjatë dy ditëve të mëparshme. Në disa zona të Rumanisë temperaturat kaluan 40 gradë Celsius, përpara se moti të ndryshonte në mënyrë të menjëhershme.
Top Channel