Biden shtyn udhëtimin në Kolorado! Takim me sigurinë kombëtare

16/10/2023 14:05

Presidenti amerikan Joe Biden ka anuluar një udhëtim në Kolorado për “takime të sigurisë kombëtare”, u tha Shtëpia e Bardhë gazetarëve të hënën.

Lajmi vjen pasi CNN raportoi gjatë fundjavës se po zhvillohen diskutime për një vizitë të mundshme në Lindjen e Mesme pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri një ftesë Bidenit.

Shtëpia e Bardhë tha të dielën se nuk kishte plane të reja udhëtimi për të njoftuar në këtë kohë. Por, nëse Biden do të vizitonte Jerusalemin, kjo do të vinte pas dërgimit të diplomatit të lartë nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken, i cili ka udhëtuar në disa vende të rajonit gjatë ditëve të fundit.

Blinken u kthye të hënën në mëngjes në Izrael për të zhvilluar disa takime, si me Netanyahun dhe Presidentin Isaac Herzog, edhe me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant dhe liderin e opozitës Yair Lapid , tha një zyrtar amerikan.

Gazetarët janë ende në pritje të një orari të përditësuar për Biden në Shtëpinë e Bardhë sot, raporton CNN.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA