Këtë fundjavë kemi mundësi të shijojmë diellin dhe temperaturat e ngrohta pasi javën tjetër do të kemi prani të reshjeve të shiut, në të gjithë territorin.

Për sa i përket ditës së sotme, deri në mesditë, vijon moti i kthjellët me kalime të pakta vranësirash në pjesën më të madhe të territorit por orët e pasdites sjellin vranësira më të shpeshta në të gjithë vendin ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten përgjatë shtrirjes Lindore por gradualisht gjatë mbrëmjes dhe në orët e vona të natës pritet grumbullim i vranësirave në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat minimale do te luhaten 10-17 gradë , temperaturat maksimale parashikohen 20 -25°C në veri , 28 -29°C në zonën e ulet dhe zonat pranë bregdetit.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA