Kuzhinierët britanikë kërkojnë heqjen nga menyja të salmonit të rezervatit (fotot)

14/10/2023 17:11

Peshku salmon duket se ka pësuar një transformim të shpejtë në dekadat e fundit aq sa shefa të njohur restorantesh në Britani e quajnë “një nga produktet më të dobëta” dhe kërkojnë heqjen e tij nga menytë.

Ushqimi që dikur konsiderohej ‘delikatesë’ sot është i kudondodhur, që prej banketeve, dasmave apo filetove të tymosura të Krishtlindejve në botën Perëndimore, shkruan e përditshmja vendase The Guardian.

Skocia njihet për prodhimin e salmonit, peshku që përbën rreth 40% të eksporteve të ushqimit nga vendi.

Britania gjithashtu eksporton sasi të mëdha salmoni i cili ka qenë një histori suksesi prej yndyrnave të ngopura me omega-3.

Por rritja e numrit të restoranteve që po i kthejnë shpinën mishit të bukur ngjyrë rozë që njihet si “pula e detit” vjen prej shqetësimit të salmonit të prodhuara në ferma detare të ngopur me antibiotikë dhe kimikate, që ka shkaktuar degradimin e popullatave të salmonit të egër dhe mungesën e cilësisë.

Mes restoranteve të njohur që kanë hequr dorë prej tij The Guardian përmend Grace & Savour, në Solihull, restorantet Silo në Londër, dhe grupi i restoranteve St John, si dhe Poco Tapas bar në Bristol.

“Është një produkt i dobët dhe unë shqetësohem për efektin që ka te salmoni egër”, thotë Lloyd Morse, shef i restorantit të njohur Palmerston në Edinburgh.

Popullata e salmonit të egër të Britanisë është reduktuar ndjeshëm dekadat e fundit, thotë Matt Palmer i grupit sensibilizues WildFish, që inkurajon restorantet kundër përdorimit të peshkut të rezervatit. “Fermat industriale të salmonit janë të lidhura me këtë”, shton ai.

Palmer, i cili ka qenë më parë veteriner në fermat e salmonit citon dhe akumulimin e parazitëve në to, të cilat mund të infektojnë dhe salmonin e egër, apo troftën.

“Salmoni është një peshk i bëshëm që gatuhet mirë”, thotë menaxheri restorantit të njohur Lost Kitchen në Devon. “Ai mund të jetë një ushqim delikat pasi nxehtësia e mbyll shpejt trupin dhe ruan mirë lëngjet brenda.

Por në mars ata hoqën dorë nga ushqimi i tyre dikur më i ofruar. “Ne vendosëm se ka një mori të madhe informacione per kete dhe duhet të mbajmë përgjegjësi, jo për salmonin por për mënyrën e prodhimit. Pak salmon në rrjeta të mëdha në det po, por tani duket se ka vetëm rrjeta të vogla me sasi të mëdha salmoni”, shton ai./The Guardian/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA