“Krijuam partneritet të mirë”, Roerd Toçe përshkruan Sara Hoxhën në sheshxhirim

14/10/2023 18:06

Roerd Toçe, i ftuar këtë të shtunë në “ArtKand” foli për bashkëpunimin me Sara Hoxhën në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”.

Në filmin që ka nisur të shfaqet në të gjitha kinematë e vendit, Roerdi në rolin e Kleidit dhe Sara në rolin e Arias dashurohen me njëri-tjetrin. Aktori vlerëson përkushtimin e blogeres në sheshxhirim.

“Sara ka punuar fort. Kemi bërë prova në fillimet e setit. Bënim gjithmonë prova për dublin. E mori me shumë seriozitet dhe kjo është gjë e mirë. Besoj se doli një partneritet shumë i mirë në film”.

Te gjithë ata që e kanë parë filmin, kanë qenë nga skenat plot humor. Po gjatë xhirimeve, cilat kanë qenë momentet më gazmore?

“Momenti më gazmor ka qenë në skenën masive. Ne ishim te varrezat dhe nuk kemi bërë asnjë dubël pa qeshur me skenën e dublës tjetër sepse Ylberi, Luani dhe Olta Daku nuk ndalonin. Çdo herë u vinte një gjë e re”, u shpreh Roerdi.

Për të, suksesi i filmit duket qartë nga reagimet e atyre që e kanë parë komedinë romantike.

“Unë kam qenë në premiera filmi, por me këtë lloj buje, nuk ishte bërë asnjë premierë më parë. Kishim ankth në fillim, pasi nuk e kishim parë filmin. Kur pamë filmin dhe reagimet e publikut ishin jashtëzakonisht të mira, pata një ndjenjë çlirimi shumë të madhe dhe e shijova filmin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA